Vdes “Kasapi i Bosnjës” Ratko Mladiç, Serbia do t’a varrosë me nderime shtetërore dhe ushtarake

Ratko Mladiç, ish-komandanti i Shtabit Kryesor të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnjë i njohur si “Kasapi i Bosnjës” ka ndërruar jetë në Hagë. Ai ishte i dënuar për krime lufte në Bosnjë dhe përgjegjës direkt për gjenocidin në Srebrenicë, shkruan Albeu.com.

Sipas mediave serbe, Serbisë nisi procedurën nëpërmjet autoriteteve kompetente për të përmbushur dëshirën e fundit të Ratko Mladiçit për t’u varrosur pranë vajzës së tij Ana.

Të lidhura

None found

Lajmi vjen pasi u njoftua se Mlladiç vdiq në Hagë pas disa muajsh problemesh shëndetësore.

Burimet thonë se Mladiç do të varroset me të gjitha nderimet shtetërore dhe ushtarake – tha redaktori i Informer, Dragan J. Vuçiçeviç, në Programin Special në televizionin Informer, transmeton Kurir.

Ai donte të varrosej pranë vajzës së tij

Një vend të veçantë në jetën private të Ratko Mladić-it e zuri vajza e tij Ana, e cila vdiq në vitin 1994 në moshën 24 vjeç.

Sipas versionit zyrtar, Ana Mladić kreu vetëvrasje në shtëpinë familjare në Beograd. Megjithatë, Ratko Mladić nuk e pranoi kurrë këtë version dhe për vite me radhë pretendoi se vajza e tij u vra.

Ratko Mladić i kaloi vitet e fundit të jetës së tij në Hagë, ku vuajti dënimin me burgim të përjetshëm. Gjendja e tij shëndetësore gjatë muajve të fundit ishte jashtëzakonisht e vështirë ndërkohë familja dhe përfaqësuesit e Serbisë kërkuan vazhdimisht që ai të trajtohej në Serbi por këto kërkesa nuk u pranuan nga Gjykata e Hagës.


Shtuar 27.08.2026 19:30

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom giriş