Barcelona zyrtarizon transferimin e Dominik Livakovic

Barcelona ka bërë të ditur zyrtarisht këtë të enjte se ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen për transferimin e portierit kroat Dominik Livakovic.

Livakovic do të jetë pjesë e klubit katalunas për katër sezone, ndërsa marrëveshja parashikon që kontrata e tij të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2030.

Të lidhura

None found

Për kartonin e portierit, Barcelona raportohet se ka paguar 2 milionë euro, ndërsa në marrëveshje janë përfshirë edhe 2 milionë euro të tjera në formën e bonuseve.

Konfirmimi i transferimit u publikua në kanalet zyrtare të Barcelonës, ku klubi njoftoi: “Arrihet marrëveshja midis FC Barcelona dhe Fenerbahçe SK për transferimin e Dominik Livakovic. Portieri kroat nënshkruan për katër sezone deri më 30 qershor 2030”.

Sipas raportimeve, portieri kroat mund të largohet përkohësisht në formën e huazimit gjatë këtij sezoni, përpara se të rikthehet në Camp Nou në verën e vitit 2027.

Barcelona e konsideron Livakovicin një alternativë afatgjatë për Joan Garcian, ndërsa kontrata e Wojciech Szczesnyt përfundon në fund të sezonit.

Pavarësisht transferimit, klubi katalunas ende nuk ka përcaktuar se cili do të jetë destinacioni i Livakovic për periudhën afatshkurtër.


sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibom