Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një mbledhje me ekzekutivin, e cila ka nisur rreth orës 10:00. Takimi u mbajt një ditë para mbledhjes së planifikuar për pasditen e së premtes në selinë rozë, ku Rama do të takohet me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.
Gjatë këtij organizimi pritet të përcaktohen edhe detyrat e drejtuesve politikë në qarqe, të cilët do të nisin kontaktet me strukturat lokale. Një prej fokuseve do të jetë prezantimi dhe shpjegimi i dokumenteve strategjike të mazhorancës, “Besa” dhe “Prania Besnike”.
Të lidhura
None found
Kjo lëvizje politike lidhet me përgatitjet e socialistëve për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Në vijim, strukturat e PS-së pritet ta përqendrojnë gjithnjë e më shumë vëmendjen te puna në terren dhe mobilizimi elektoral.
Ndërkohë, socialistët vijojnë të presin thirrjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, mbledhje e cila pritet të mbahet në javën e parë të shtatorit.
