Liga e Kampionëve, sot hidhet shorti i fazës së ligës: 36 skuadrat dhe katër vazot

Shorti i fazës së ligës në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet sot, e enjte, 27 gusht, në orën 18:00. Në këtë procedurë do të marrin pjesë 36 skuadra, të ndara në katër vazot sipas koeficientëve përkatës.

Ekipet do të mësojnë kundërshtarët me të cilët do të përballen në fazën e parë të formatit të ri të garës, ku priten duele të rëndësishme që në javët e para.

Të lidhura

None found

Vazoja e parë përfshin Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Real Madrid, Liverpool, Inter, Manchester City, Arsenal, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Në vazon e dytë janë pozicionuar Borussia Dortmund, Roma, Sporting Lisbona, Aston Villa, Porto, Manchester United, Club Brugge, Real Betis dhe PSV Eindhoven.

Feyenoord, Lille, Bodo/Glimt, Napoli, RB Leipzig, Villarreal, Fenerbahçe, Shakhtar Donetsk dhe Galatasaray bëjnë pjesë në vazon e tretë.

Vazoja e katërt plotësohet nga Slavia Praha, Slovan Bratislava, Stuttgart, AEK Athens, LASK, Como, Lens, Viking dhe Sabah.

Sipas rregullave të formatit të ri, çdo skuadër do të zhvillojë tetë ndeshje në fazën e ligës: katër takime në fushën e saj dhe katër jashtë, përballë tetë kundërshtarëve të ndryshëm. Secila skuadër do të përballet me nga dy ekipe të secilës prej katër vazove.

Në përfundim të kësaj faze, tetë ekipet e renditura në krye do të kalojnë drejtpërdrejt në 1/8-tën e finales. Ndërkohë, skuadrat që do të pozicionohen nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të luajnë në ‘play-off’ për një biletë drejt kësaj faze.


sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibom