Egnatia kërkon triumfin ndaj Lillestrom me Aleksin, Grudën dhe Sotën në formë të shkëlqyer

Egnatia do të luajë sonte në Norvegji për të mbyllur me sukses rrugëtimin eliminator në Kupat e Europës. Skuadra rrogozhinase e ka siguruar të paktën pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Conference League, por tashmë synon kalimin në Play-Off-in e Europa League përballë Lillestrom.

Takimi i parë, i zhvilluar në “Egnatia Arena”, përfundoi me rezultatin 0-0. Fati i kësaj përballjeje do të përcaktohet në “Arasen Stadion”, ku sfida nis në orën 19:00.

Të lidhura

None found

Disa orë para përballjes, klubi i Egnatias publikoi në rrjetet sociale posterin zyrtar të ndeshjes, ku protagonistë janë tre futbollistët që po kalojnë moment të mirë.

Mes tyre është kapiteni Albano Aleksi, i cili në suksesin 5 – 1 ndaj Shamrock dëshmoi se mbetet pika kyçe e repartit të mesfushës.

Në baner shfaqet edhe Ildi Gruda. Sulmuesi lezhjan vjen pas një paraqitjeje të shkëlqyer kundër Shamrock, ku regjistroi një gol dhe një asist, ndërsa është gati të ofrojë sërish nivelin e tij më të mirë.

Trioja plotësohet nga Eljon Sota. Mbrojtësi fierak është motivuar nga eurogoli i realizuar ndaj Tiranës në Superiore dhe, përveçse paraqet siguri në prapavijë, po tregon se di të jetë edhe i rrezikshëm përpara portës kundërshtare.


sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibom