KGJK-ja mbyll derën për rikthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu pritet të firmosë lirimin e tyre nga detyra

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarëve dhe të stafit administrativ nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve dhe rikthimin në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Vendimi u miratua në mbledhjen e sotme me 9 vota për, një kundër dhe një abstenim. Kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, nuk mori qëndrim në votim, ndërsa anëtarja Ivana Milenkoviq votoi kundër.

Të lidhura

None found

Pas këtij vendimi, emrat e gjyqtarëve dhe pjesëtarëve të stafit që kishin dhënë dorëheqje pritet t’i përcillen ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Ky hap do t’i hapë rrugë procedurës për lirimin e tyre nga detyra.

Haxhiu e ka mirëpritur vendimin e KGJK-së dhe ka njoftuar se do të veprojë sapo propozimet t’i dorëzohen zyrtarisht.

“Përshëndes propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se çdo veprim do të ndërmerret mbi bazën e kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sapo Këshilli Gjyqësor i Kosovës t’i dërgojë propozimet, do të ndërmarrë veprime për lirim nga detyra të tyre”, ka deklaruar ajo, transmeton “Bota sot”.

Dorëheqjet e gjyqtarëve dhe stafit serb u paraqitën në nëntor të vitit 2022, në kuadër të largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës.

Gjatë asaj periudhe, dhjetëra gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës administrativë serbë u tërhoqën nga institucionet e drejtësisë në veri të Kosovës.

Largimi i tyre ishte pjesë e një vale më të gjerë dorëheqjesh nga institucionet e Kosovës, ku përfshiheshin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe zyrtarë të tjerë institucionalë.

Dorëheqjet u bënë në kuadër të një strategjie të koordinuar politike të udhëhequr nga strukturat politike serbe dhe Beogradi zyrtar. Për këtë arsye, vendimi i sotëm i KGJK-së konsiderohet edhe si refuzim i mundësisë që një tërheqje institucionale, e realizuar në rrethana të tensionuara politike, të zhbëhet vetëm përmes anulimit të dorëheqjeve.

Çështja e rikthimit të gjyqtarëve serbë është rikthyer muajt e fundit në qendër të debatit politik dhe institucional.

U.d. presidentja Albulena Haxhiu i kishte kërkuar KGJK-së që të përmbyllte procedurat përkatëse lidhur me dorëheqjet. Në korrik, mbledhja e Këshillit nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa shqyrtimi i çështjes mbeti në rend dite.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte deklaruar gjithashtu se gjyqtarët që u larguan nuk mund të riktheheshin thjesht përmes një vendimi politik. Ai e kishte lidhur largimin e tyre me zhvillimet e vitit 2022.

Me vendimin e fundit të KGJK-së, procedura kalon në fazën e radhës. Propozimet pritet t’i dërgohen u.d. presidentes Haxhiu, e cila ka bërë të qartë se do të ndërmarrë veprimet për lirimin e tyre nga detyra.


Shtuar 27.08.2026 11:58

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibom