Karoglan largohet papritur nga Ballkani, trajneri kroat sqaron vendimin pasuesit të pritshëm të Ilir Dajës

Ballkani ka pësuar një zhvillim të papritur në nisje të sezonit, pasi Mislav Karoglan ka ndërprerë kontratën me klubin nga Suhareka. Në njoftimin e bërë nga skuadra, largimi i trajnerit kroat u lidh me arsye personale.

44-vjeçari ishte konsideruar si zgjedhja ideale për të vijuar punën dhe sukseset e arritura nga Ilir Daja te kampionët e Kosovës, por aventura e tij përfundoi shumë shpejt.

Të lidhura

None found

Vetë Karoglan ka vendosur të sqarojë arsyen e këtij vendimi, i marrë menjëherë pas startit të kampionatit.

“Fillimisht, dua të qartësoj opinionin se dorëheqja ime nuk ka të bëjë me asgjë, pos me arsye personale!

Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për familjen Kabashi, e cila më dha mundësinë të jem në krye të këtij klubi dhe të jem pjesë e futbollit në Kosovë.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë lojtarët, stafin dhe secilin person brenda klubit për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe.

Faleminderit edhe tifozëve për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme. Ishte kënaqësi të jem pjesë e kësaj familjeje dhe të ndaj me ju këtë eksperiencë. Mirupafshim dhe ju uroj nga zemra shumë suksese në të ardhmen”, ka deklaruar trajneri kroat.

Pas largimit të Karoglan, Ballkani ka nisur kërkimet për një trajner të ri. Skuadra nga Suhareka do të përballet nesër me Drenicën, në ndeshjen e javës së 3-të të Superligës së Kosovës.


Shtuar 27.08.2026 10:07

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibom