Alarm për bombë në disa institucione të vendit, zbardhet emaili kërcënues

Mëngjesin e sotëm, një kërcënim me bombë ka alarmuar disa institucione në qytete të ndryshme të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në adresat elektronike të disa institucioneve është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese, ku pretendohej se në ambientet e tyre ishte vendosur një bombë.

Pas marrjes së informacionit, strukturat e Policisë së Shtetit, kanë nisur menjëherë verifikimet dhe kontrollet në institucionet e përfshira në kërcënim.

Të lidhura

None found

Sipas policise, nga kontrollet e kryera nuk është konstatuar prania e bombës apo e ndonjë lloji tjetër eksplozivi.

Njoftimi:

Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme në institucionet e përfshira në këtë kërcënim. Nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi.

Ndërkohë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe të adresës elektronike nga e cila janë dërguar këto kërcënime.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se nuk ka vend për panik dhe se strukturat e saj janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.


Shtuar 27.08.2026 10:07

Tags: ,
sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibom