Albi Qamili: Pas 22 vitesh premtime nga BDI, VLEN nis ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë

“22 vite në pushtet dhe asnjë kilometër”. Kështu është shprehur Albi Qamili nga VLEN, duke kritikuar BDI-në për premtimet e përsëritura lidhur me autostradën Shkup–Bllacë, e cila për më shumë se dy dekada, sipas tij, nuk kaloi përtej deklaratave politike.

Të lidhura

None found

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Qamili ka sjellë në vëmendje deklarata të ndryshme të zyrtarëve të BDI-së ndër vite. Mes tyre janë Bujar Osmani, Ali Ahmeti dhe Ejup Rustemi, të cilët në periudha të ndryshme kishin premtuar realizimin e këtij projekti.

“Sa herë e ka premtuar BDI autostradën Shkup–Bllacë? Sinqerisht, as unë nuk e di saktësisht sa herë. Por një gjë e dimë: plot 22 vite”, deklaron Qamili.

Ai ndalet veçanërisht te një deklaratë e Bujar Osmanit të vitit 2019, kur ky i fundit ishte zotuar publikisht se do të merrej me realizimin e autostradës.

“Pra, ai me shumë mburrje po thotë: tash unë merrem me këtë punë. Dhe rezultati… e dini: 0”, shprehet Qamili.

Videoja përfshin edhe një deklaratë të Ali Ahmetit për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë. Qamili e shoqëron këtë pjesë me komentin ironik: “Autostrada jo, ama Soravia u ndërtua”.

Mes zyrtarëve që përmenden për premtime të parealizuara është edhe Ejup Rustemi, ish-drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.

Sipas Qamilit, mosrealizimi i projektit ishte kthyer në një problem aq të dukshëm, sa funksionarët e BDI-së kishin nisur të fajësonin njëri-tjetrin për përgjegjësinë e dështimit.

Megjithatë, ai thekson se tani situata ka ndryshuar dhe se puna për projektin ka nisur.

“Të dashur qytetarë, ju me të drejtë shpesh po na thoni: ‘Lërini ata çka kanë bërë, na tregoni ju çka po bëni.’ Po ju tregojmë: sot filluan punimet. Pra, si çdo punë tjetër, edhe këtë punë po e bën VLEN-i”, thotë Qamili.

Ai shton se VLEN do të vijojë të zbatojë projekte, ndërsa njëkohësisht do të evidentojë edhe dështimet e qeverisjeve të mëparshme.

“Punë do të bëjmë, por nuk do të rrimë pa i nxjerrë në dritë dështimet e tyre”, përfundon Qamili.

https://www.facebook.com/share/v/1Hj1Npn6BQ/


Shtuar 27.08.2026 10:08

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibom