Pas kapjes së të shumëkërkuarit Ergys Agasi në një operacion policor, organet e drejtësisë kanë nisur pa vonesë procedurat përkatëse.
Gazetarja Klodiana Lala bëri të ditur se Agasi po merret aktualisht në pyetje nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Më pas, ai pritet të paraqitet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të njihet me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Të lidhura
None found
Në kuadër të të njëjtit aksion u arrestua gjithashtu Ulian Shpataraku, ish-zyrtar policie që konsiderohet person i besuar i ish-drejtorit të policisë, Ilir Proda.
Sipas Lalës, Prokuroria e Posaçme i ka shtrirë hetimet edhe te personat e tjerë ose bashkëpunëtorët që dyshohet se e mbështetën Agasin gjatë periudhës së arratisë. Për identifikimin dhe kapjen e tyre po vijojnë kontrollet dhe veprimet operative.
View this post on Instagram
