Hetimet pas arrestimit të Ergys Agasit dhe ish-punonjësit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë në Tiranë.
Pas ndalimit të dy personave në zonën e Plepave në Durrës, forcat policore u zhvendosën te “Liqeni i Thatë” në kryeqytet. Me urdhër të organeve të drejtësisë, efektivët kryen një kontroll të befasishëm në banesën e Shpatarakut.
Të lidhura
None found
Gjatë këqyrjes së ambienteve, hetuesit synojnë të sekuestrojnë pajisje elektronike, dokumente ose objekte të tjera që mund të kenë vlerë për hetimin. SPAK-u i konsideron këto veprime procedurale thelbësore për sqarimin e rolit të Shpatarakut dhe të lidhjeve të tij me Ergys Agasin, në kuadër të dosjes hetimore për AKSHI-n.
