Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 87-të të qëndresës qytetare. Më pas, lëvizja e tyre do të vijojë përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit.
Të pajisur me pankarta dhe të shoqëruar nga thirrje të vazhdueshme, qytetarët janë larguar nga sheshi pranë godinës qeveritare, me synimin për të bllokuar simbolikisht rrugët kryesore të Tiranës.
Të lidhura
None found
Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje drejtuar të gjithë aktorëve politikë në vend, mes tyre “Ju erdhi fundi!” dhe “Rama në burg, Berisha në burg!”. Protestuesit kanë përsëritur kërkesat për rrëzimin e qeverisë, reformimin e sistemit dhe largimin e elitës së vjetër politike.
