Elbasani ka bërë zyrtarizimin e përforcimit të radhës, duke shtuar në ekip mesfushorin nga Senegali, Cheikh Gueye.
Futbollisti i datëlindjes 2007 është aktivizuar më parë në elitën e futbollit senegalez me Diambars dhe është pjesë e Kombëtares U-17 të Senegalit, duke shfaqur një potencial të rëndësishëm për vitet e ardhshme.
Të lidhura
None found
Gueye ka firmosur një marrëveshje trevjeçare me klubin verdheblu, i cili e sheh afrimin e tij si një investim afatgjatë për repartin e mesfushës.
