Berisha i prerë: Në parlament do futem se më kanë votuar shqiptarët

Gjatë konferencës për shtyp, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i bindur se do të hyjë në Parlament në shtator, pavarësisht thirrjes së ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

“Në parlament do të futem ashtu si më kanë votuar qytetarët shqiptarët. Çdo vendimi që në vend të transparencës zgjedh diktatin do i kundërvihem në aleancë me çdo demokrat kundër regjimit. Kam kërkuar nga PD të mos angazhohet në këtë betejë. PD dhe çdo parti tjetër ka një detyrë të kërkojë fakte, prova dhe dokumente dhe në mungesë të tyre të mos pranojë kurrë diktatin sepse diktati të çon te bari. Po mbroj disa parime”, tha Berisha./albeu.com

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Shtuar 5.08.2021 12:56