Hegseth paralajmëron se SHBA mund të përdorë forcën ndaj Iranit, Teherani: Jemi të përgatitur për sanksionet

Uashingtoni nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake kundër Iranit. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se çdo skenar mbetet i hapur.

Të lidhura

None found

Paralajmërimi u bë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të reja ndaj afro 60 subjekteve, individëve dhe anijeve, me synimin për të rritur trysninë ekonomike mbi Teheranin.

“Në asnjë mënyrë nuk e përjashtojmë mundësinë e sulmeve ushtarake në Ngushticën e Hormuzit apo rreth Iranit”, tha Pete Hegseth, Sekretar i Mbrojtjes së SHBA. Sipas tij, Irani nuk do të mund t’i rezistojë presionit ekonomik që po ushtrohet ndaj tij.

Teherani, megjithatë, nuk duket i alarmuar nga strategjia e Presidentit Trump për një “D Day” ekonomik kundër Iranit. Ministri i Ekonomisë, Ali Madanizadeh, tha se vendi ishte “plotësisht i përgatitur” për masat amerikane, të cilat, sipas tij, do të përfundonin vetëm në “një tjetër humbje” për SHBA-në.

Duke folur për televizionin shtetëror, Madanizadeh deklaroi se qeveria kishte një plan dyvjeçar për përballimin e zhvillimeve dhe se e kishte pritur prej kohësh një situatë të tillë. Ai shtoi se as Kina dhe as Rusia nuk i kanë pranuar sanksionet amerikane, ndërsa parashikoi se edhe shtete të tjera do t’u bëjnë rezistencë. “Edhe ne kemi mjetet tona dhe dimë se si të luajmë këtë lojë,” u shpreh ministri.


Shtuar 25.08.2026 13:22

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetizmir escortAnkara escortjojobetnorabahisAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbethazbetartemisbetmarsbahismarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismillibahisMarsbahisultrabetcasibomcratosroyalbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetperabetperabetjojobetjojobetholiganbetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetcasibomholiganbetroyalbetroketbetroyalbet girişJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet