Mbetje eshtërore të njeriut janë zbuluar në Mitrovicën e Veriut, gjatë një operacioni për zhvarrosje.
Aksioni u zhvillua në kuadër të hetimeve për gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Të lidhura
None found
Raporti policor bën të ditur se më 27 tetor, Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), zbatoi urdhrin gjyqësor për zhvarrosjen.
Gjatë punimeve u gjetën disa mbetje eshtërore njerëzore. Ato u morën nga vendi dhe u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjekoligjore.







