Llugaliu dhe Nikollovski diskutojnë reformat dhe bashkëpunimin doganor

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, zhvilloi një takim zyrtar me drejtorin e përgjithshëm të Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikollovski, si dhe me zëvendësdrejtorin Mustafa Dauti. Në qendër të bisedimeve ishte bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve dhe reformat në fushën doganore.

Të lidhura

None found

Llugaliu deklaroi se puna e përbashkët me Doganën e Maqedonisë së Veriut ka prodhuar rezultate të mira, veçanërisht sa i përket reformës për deklarimin para mbërritjes. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e ndarjes së informacionit dhe përvojave mes dy administratave.

“Gjatë këtij viti kemi bashkëpunuar edhe me Doganën e Maqedonisë së Veriut për zhvillimin e disa reformave doganore. Një pjesë e rëndësishme e tyre lidhet me reformimin dhe inicimin e deklarimit para mbërritjes. Edhe pse kjo është një reformë dhe detyrë shumë kërkuese, rezultatet e arritura deri tani janë përgjithësisht shumë të kënaqshme. Këtë e shohim si vlerësim për përpjekjet tona dhe synojmë të ndërtojmë me Administratën Doganore të Maqedonisë së Veriut mbi progresin e deritanishëm. Për këtë arsye, shkëmbimi i informacionit dhe i përvojave në këtë fushë është me rëndësi të madhe për përparimin”, tha ai.

Si një tjetër shembull të suksesshëm të bashkëpunimit, Llugaliu përmendi funksionimin e pikës së përbashkët të kontrollit “One Stop Shop” në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Pika e përbashkët e kontrollit, ‘One Stop Shop’, në vendkalimet kufitare Hani i Elezit-Bllacë dhe Glloboçicë-Jazhincë Bllacë, përbën gjithashtu një histori suksesi. Për këtë proces kemi marrë vlerësime shumë pozitive nga të gjithë aktorët, ndërsa është veçanërisht e rëndësishme që qytetarët e të dyja vendeve e kanë pritur pozitivisht. E mirëpres edhe zëvendësdrejtorin e përgjithshëm për investime doganore dhe pres që, së bashku me të gjitha ekipet, të punojmë në këtë agjendë të gjerë për zhvillimin e bashkëpunimit tonë në të ardhmen. Kjo do të mbështetet në bashkëpunimin tradicional dhe shumë efikas që kemi pasur me Doganën e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Llugaliu.

Boban Nikollovski, drejtori i Përgjithshëm i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, tha se ishte i kënaqur me marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy administratave.

“Për mua dhe për të gjithë ekipin tim të administratës doganore është kënaqësi të jemi këtu, veçanërisht pas ftesës suaj. Po e ndjek nga afër mënyrën se si po punoni dhe si po e ushtroni detyrën, dhe vlerësoj se po bëni një punë shumë të mirë. Suksesi ynë qëndron te puna e përbashkët dhe te rezultatet që po arrijnë të dyja palët. Kjo është shumë e rëndësishme për ne si administratë doganore”, tha Nikollovski.


Shtuar 25.08.2026 12:41

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetizmir escortAnkara escortjojobetnorabahisAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbethazbetartemisbetmarsbahismarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismillibahisMarsbahisultrabetcasibomcratosroyalbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetperabetperabetjojobetjojobetholiganbetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetcasibomholiganbetroyalbetroketbetroyalbet girişJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet