Dalin pamjet, kjo është banesa ku përpunohej heroina dhe kokaina në Durrës (VIDEO)

Pamjet që shihni në videon më poshtë janë nga banesa në Durrës ku përpunohej heriona dhe kokaina. Kjo bazë u shkatërrua sot nga Policia, dhe u vunë në pranga dy shtetas.

K. Xh., 32 vjeç dhe E. V., 33 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marë me qira një banesë në lagjen nr.8, Durrës dhe e kishin përshtatur atë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip “Beretta”, municion luftarak, 2 peshore elektronike, një sasi prej 73.940 lekësh të rinj dhe 49 euro vlerë monetare e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, 408 gramë

lëndë narkotike heroinë dhe 11.5 gramë

lëndë narkotike kokainë, të cilën këta shtetas e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje në qytetin e Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 5.08.2021 11:55