“Boll më, jemi në sezon turistik” Dritan Leli: Zjarret në Vlorë janë të qëllishme (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli në një prononcim për mediat ka folur për situatën e zjarreve në qytetin bregdetar.

Leli tha se zjarret janë të qëllishme dhe bëri apel të ndalojnë së veni zjarri sepse Vlora është qytet turistik dhe tani është në kulmin e sezonit dhe një situatë e tillë nuk ka sens.

“Një zjarrvënie e qëllishme në zonën e depozitave në hyrje të Vlorës. Me mobilizimin e të gjitha forcave zjarrfikëse që kanë më shumë se 45 minuta duke punuar në këtë territory janë duke fikur zjarrin. Situata është vënë nën kontroll. Ka ngelur një pjesë që është tek zona me ullinj që po punohet për ta vënë nën kontroll. Ajo që është thirrja dhe apeli im është boll më me zjarre, sepse nuk ka sens që në sezonin turistik papërgjegjshmëria njerëzore të shkaktojë një katastrofë të tillë dhe një situatë kaq të dëmshme në të gjitha aspektet”, tha Leli./albeu.com


Shtuar 5.08.2021 12:07