Kuçi: Premtimi për punësim në BIA, pjesë e mekanizmit të kontrollit politik dhe presionit ndaj shqiptarëve në Luginë

Reagimi i ekspertit të çështjeve të sigurisë, Gurakuç Kuçi, erdhi pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës së tij në Luginën e Preshevës. Vuçiqi i premtoi një qytetari se brenda 48 orësh ai ose djali i tij do të kontaktohej për mundësinë e punësimit në Agjencinë e Informacionit dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Të lidhura

None found

Kuçi e interpreton këtë deklaratë si një zhvillim që shkon përtej një oferte pune, duke e parë si pjesë të mënyrës me të cilën, sipas tij, pushteti në Beograd synon të forcojë kontrollin politik dhe institucional në Luginën e Preshevës.

Eksperti thekson se në regjimet autokratike shërbimet e inteligjencës mund të shndërrohen në mjete për kontrollin e qytetarëve. Sipas tij, edhe procesi i rekrutimit në këto struktura mund të ndikohet nga qëllime dhe interesa politike.

Për Kuçin, pesha e deklaratës së Vuçiqit lidhet veçanërisht me faktin se premtimi ka të bëjë me BIA-n, një nga institucionet kryesore të sigurisë në Serbi.

Ai vlerëson se në Luginën e Preshevës po konsolidohet një klimë e vazhdueshme tensioni ndëretnik, në të cilën serbët portretizohen si komunitet i rrezikuar, ndërsa Beogradi paraqitet si mbrojtësi i tyre.

“Në këtë kontekst, atij i nevojiten sa më shumë njerëz brenda institucioneve të sigurisë që janë të lidhur drejtpërdrejt me regjimin dhe të gatshëm të zbatojnë objektivat e tij politike”, ka shkruar Kuçi në X, transmeton KosovaPress.

Sipas ekspertit, mënyra se si Vuçiqi e përcolli mesazhin i ngjan modelit të përdorur nga ish-presidenti serb Slobodan Millosheviq në Fushë Kosovë më 24 prill 1987, kur ai iu drejtua serbëve me fjalët: “askush nuk guxon t’ju rrahë”.

Kuçi e sheh të njëjtën qasje edhe në deklaratën e Vuçiqit se atë që shqiptarët në nivel lokal nuk e bëjnë për serbët, “ne do ta bëjmë për ju nga Beogradi”.

Një komunikim i tillë, sipas tij, e ndërton Beogradin si mbrojtës të serbëve përballë shqiptarëve dhe njëkohësisht e shndërron qeverisjen lokale në një çështje të etnizuar.

Në të kundërtën, shqiptarët e Luginës së Preshevës, thekson Kuçi, vazhdojnë të përballen me pasivizimin e adresave, nënpërfaqësimin në institucione dhe mungesën e punësimit në institucionet shtetërore e të sigurisë.

Ai ndalet posaçërisht te Bujanoci, ku, sipas tij, raportohet se gjatë rreth dhjetë vjetëve nuk është punësuar asnjë shqiptar i ri në polici.

“Ndërsa serbëve u premtohet punësim, mbështetje dhe ndërhyrje e drejtpërdrejtë nga Beogradi, shqiptarët vazhdojnë të përballen me eliminim gradual administrativ dhe institucional”, ka deklaruar Kuçi.

Eksperti i sigurisë paralajmëron se ky model mund të ndikojë drejtpërdrejt në marrëdhëniet mes komuniteteve në Luginën e Preshevës.

Sipas analizës së tij, procesi nis me paraqitjen e serbëve si viktima, vijon me shtimin e urrejtjes dhe mosbesimit ndaj shqiptarëve dhe përfundon me mobilizimin e shtetit qendror si mbrojtës i tyre.

Kuçi paralajmëron se një politikë e tillë mund ta shtojë presionin mbi shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe të krijojë rrethana në të cilat eliminimi administrativ, sipas tij, mund të kalojë në forma më të drejtpërdrejta presioni dhe përjashtimi.

Reagimi i tij u bë pas publikimit të një videoje nga avokati serb Çedomir Stojkoviq. Edhe ky i fundit ka shprehur dyshime për përdorimin e BIA-s për synime politike, ndërhyrje në proceset zgjedhore dhe ushtrim presioni mbi votuesit.

Stojkoviq ka deklaruar se fjalët e Vuçiqit dëshmojnë ndikimin e drejtpërdrejtë të presidentit serb mbi shërbimin e inteligjencës. Ai ka kërkuar gjithashtu rritjen e mbikëqyrjes ndërkombëtare ndaj proceseve zgjedhore në Serbi.


Shtuar 24.08.2026 20:00

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetMarsbahisligobetcasibomHoliganbetcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Giriş