Detajet e para nga tragjedia në Kërvasar të Malishevës: Bashkëshorti dyshohet për vdekjen e gruas

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë informacionet e para për rastin e rëndë të ndodhur në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një grua ka vdekur pas plagëve të shkaktuara me armë zjarri. Për rastin dyshohet bashkëshorti i saj, i cili gjithashtu është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të Prokurorisë, gruaja, bashkëshortja e të dyshuarit, ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në Kërvasar, në Komunën e Malishevës, përcjell “Bota sot”.

Edhe i dyshuari, person i gjinisë mashkullore, ka marrë plagë të rënda nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas njoftimit të QKUK-së, gjendja e tij është e rëndë dhe kritike për jetën.

Prokurori i Shtetit ka dalë në vendngjarje, ndërsa me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për kryerjen e autopsisë.

Rasti është iniciuar nga Prokurori i Shtetit për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë bëri të ditur më 24 gusht 2026 se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave dhe sigurimin e provave relevante.


Shtuar 24.08.2026 10:49

matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş