Sindikata e KEK-ut paralajmëron protesta pas vdekjeve të punëtorëve

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë, ku në fokus ishin aksidentet dhe humbjet e jetëve të punëtorëve në vendet e punës.

Të lidhura

None found

Kryetari i kësaj sindikate, Xhelal Jashari, i cilësoi të papranueshme rastet e fundit dhe njoftoi se punëtorët do të protestojnë për të shprehur pakënaqësinë e tyre dhe për të nderuar kolegët që kanë humbur jetën.

“Gjatë ditës së sotme u shqyrtuan kushtet e punës dhe niveli i sigurisë për punëtorët. U vlerësua se gjendja është jashtëzakonisht e rëndë, ndërsa në Korporatën Energjetike të Kosovës mungojnë në masë të madhe pajisjet mbrojtëse dhe masat e sigurisë. Kryesia vendosi të organizojë protesta. Nesër do të zhvillojmë një protestë simbolike, ndërsa të mërkurën tubimet do të mbahen në të tri divizionet, duke nisur nga ora 8:00 e mëngjesit. Përmes tyre do të shprehim kundërshtimin ndaj mungesës së pajisjeve mbrojtëse dhe do të solidarizohemi me familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën”, deklaroi Jashari.

Ai shprehu shqetësim për incidentet e fundit, në të cilat jetën e humbën kolegët e tyre.

“Ata erdhën në punë për të dhënë kontributin, djersën dhe maksimumin e tyre, që Kosova të ketë dritë”, u shpreh ai.

Protestat do të zhvillohen në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, si dhe në divizionet e Termocentralit “Kosova A” dhe “Kosova B”.


Shtuar 24.08.2026 10:49

matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş