Një situatë e pazakontë po shoqëron sulmuesin e Shqipërisë, Anis Mehmeti. Pas transferimit gjatë merkatos së dimrit nga Bristol City te Ipswich Town, ku pritej të kishte një rol të rëndësishëm, 25-vjeçari nuk u përfshi në skuadër për përballjen ndaj Sunderland.
Të lidhura
None found
Arsyet e mungesës së tij nuk janë bërë të qarta. Ndërkohë, prej 2 muajsh Mehmeti nuk ka publikuar asgjë në Instagram dhe aktiviteti i tij në “story” ka qenë thuajse i papërfillshëm, në ndryshim nga periudha e mëparshme.
Veprimi i tij në rrjetet sociale ka shtuar pikëpyetjet. Sulmuesi shqiptar ka hequr të gjitha postimet që lidhen me kohën kur aktivizohej te Bristol City, si edhe ato që kishin të bënin me Kombëtaren shqiptare.
Mungesa e minutave dhe izolimi i tij i dukshëm kanë krijuar pasiguri edhe për Shqipërinë. Kombëtarja do të përballet gjatë muajit shtator me Bjellorusinë dhe San Marinon, në kuadër të Ligës së Kombeve.
