Sipas Diario AS, drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, i kishte vendosur Julian Alvarezit dhe agjentit të tij, Fernando Hidalgo, datën 20 qershor si afatin përfundimtar. Nëse sulmuesi synonte të largohej, deri atëherë duhej të paraqitej një ofertë prej 150 milionë eurosh.
Të lidhura
None found
Edhe pse Real Madridi njoftoi publikisht më 9 qershor se kishte bërë një propozim me vlerë 150 milionë euro, nuk pati asnjë ofertë zyrtare me shkrim dhe as negociata konkrete.
Mungesa e një oferte të formalizuar u shoqërua me një reagim ironik të Atletico Madridit në rrjetet sociale, ku klubi shkroi: “Na bëni të qeshim më shumë se Barça”.
Alvarez kishte deklaruar se Barcelona ishte zgjedhja e tij e preferuar për të ardhmen. Megjithatë, drejtuesit e Atletico Madridit nuk pranuan të nisnin bisedimet për largimin e tij, pasi afati i 20 qershorit përfundoi pa mbërritur asnjë ofertë zyrtare.
Dy ditë më vonë, sulmuesi e bëri publike dëshirën për t’u larguar nga Atletico. Kjo deklaratë shkaktoi pakënaqësi te drejtuesit e klubit, të cilët besojnë se qëndrimi i tij erdhi si pasojë e “këshillave të gabuara” të agjentit.
Atletico Madrid e konsideron çështjen e largimit të Alvarez të mbyllur përfundimisht. Ndërkohë, klubi ka depozituar ankesa ndaj Barcelonës në FIFA dhe RFEF.
Tashmë, Alvarez duhet të punojë për të rikthyer raportet e mira me trajnerin Diego Simeone dhe me tifozët e Atletico Madridit.
