Vizita e senatores amerikane në Kosovë, Buçpapaj evidenton mesazhin dhe kritikon opozitën e Osmanin

Vizita e senatores republikane amerikane Joni Ernst në Kosovë përbën një “sinjal domethënës”, sipas publicistes Elida Buçpapaj, e cila ka tërhequr vëmendjen te takimet e zhvilluara gjatë qëndrimit të saj në vend.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, Buçpapaj shkruan se Ernst zhvilloi takime me drejtuesit kryesorë të institucioneve të Kosovës dhe vizitoi Bondsteelin, por nuk takoi krerët e opozitës dhe as ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, raporton “Bota sot”.

Publicistja e interpreton këtë si një mesazh të qartë, i cili, sipas saj, mund të kuptohet nga kushdo që ka veshë për të dëgjuar, sy për të parë dhe tru për të menduar.

Postimi i plotë:

“Senatorja Republikane Joni Ernst nuk u takua me opozitën dhe as me presidenten e gjashtë – sinjal domethënës!

Javën e kaluar, Senatorja Republikane Joni Ernst vizitoi Republikën e Kosovës, ku realizoi një vizitë të suksesshme dhe me domethënie. Gjatë saj, ajo pati takime me udhëheqësit kryesorë të institucioneve të Republikës së Kosovës, ishte në Bondsteel e të tjera, por nuk u takua me drejtuesit e opozitës dhe as me ish-presidenten, pra as me presidenten e gjashtë! Këto janë sinjale të qarta për këdo që ka shqisa për t’i kuptuar, domethënë veshë për të dëgjuar, sy për të parë dhe tru për të menduar!”


Shtuar 19.08.2026 21:22

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobetmatbetholiganbetcasibomjojobet