Gjatë një interviste në emisionin Debat Plus, në kuadër të ciklit “Dosjet”, ish-veprimtari Faton Topalli përmendi disa persona shqiptarë, për të cilët pretendoi se kishin pasur lidhje me UDB-në.
Të lidhura
None found
Teksa foli për demonstratat e vitit 1981 në Kosovë dhe ngjarjet në konviktet e studentëve, Topalli përmendi Nevruz Isufin. Sipas tij, Isufi mbështeste dy persona nga Peja, të cilët më 25 mars 1981 synonin të arrestonin Ali Lajçin.
Topalli rrëfeu se Abdullah Prapashtica ishte përpjekur ta ndalonte arrestimin, duke u kujtuar personave të përfshirë se kishte një vendim që ndalonte arrestimet në vende publike.
Ai foli edhe për Zymber Zymberin, të cilin e cilësoi si pjesëtar të strukturave të sigurisë të asaj kohe. Po ashtu, përmendi një person me mbiemrin Pepshi, të cilin e identifikoi si informator brenda grupit të studentëve.
“UDB-ja e ka pasë një spiun brenda, mes grupit të studentëve, i cili e ka mbiemrin Pepshi”, deklaroi Topalli.
Sipas informacioneve që tha se dispononte, Pepshi i përcillte Nevruz Isufit të dhëna për zhvillimet në konvikte.
Topalli trajtoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, informacionet e mbledhura në konvikte u përcilleshin strukturave politike dhe të sigurisë në Kosovë.





