Kryeziu kritikon ndryshimet në ligjin për Specialen: Tani kërkojnë të shohin nëse duhet kthyer pas

Deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, reagoi lidhur me ndryshimet e bëra në ligjin për Gjykatën Speciale.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, ajo rikujtoi presionin e ushtruar ndaj deputetëve për miratimin e ligjit. Sipas Kryeziut, një deputet i moshuar dhe profesor ishte kapur e goditur, me qëllim që të mos largohej pa votuar ligjin, ndërsa ishte paralajmëruar se mospërfundimi i votimit mund ta çonte situatën deri në gjakderdhje.

Ajo shtoi se atë natë ishte thënë gjithashtu se shumë persona ishin të armatosur dhe me bomba, vetëm që ligji të votohej. “Sot dalin në konferencë dhe thonë: shikojeni nëse ka ndonjë gabim në ligj dhe nëse duhet ta kthejmë pas. Sa herë duhet këta njerëz të përfundojnë te fjalët e VETËVENDOSJE!-s: Mos u ngutni, shqyrtojeni mirë e të tjera”, shkroi deputetja Kryeziu.


Shtuar më 19.10.2026 21:33