Përparim Rama: Besoj se do të kandidoj për drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se beson që do të jetë pjesë e garës për postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të lidhura

None found

Ai e bëri këtë të ditur gjatë emisionit “DPT te Fidani”, ndërsa sqaroi se vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.

“Ende nuk e kam marr vendimin, por besoj që po”, tha Rama.

Rama theksoi se prej vitesh ka qenë i angazhuar në mbështetje të LDK-së dhe se do të vazhdojë ta ndihmojë këtë subjekt politik.

“Unë i kam ndihmuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas 12 viteve, LDK është e para në kryeqytet, dhe e kam ofruar, po them, ndihmën time gjatë gjithë kohës dhe vazhdoj me ofruar këtë ndihmë. Normal që jam i interesuar me i ndihmuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe me nxjerr prej aty ku është. Si gjithmonë, kam qenë aty për ta, jam aty për ta, do të jem aty për ta”, u shpreh ai.


Shtuar më 19.10.2026 20:08