ASH: Fëmijëve shqiptarë në Idrizovë ende u mohohet arsimi në gjuhën amtare

Aleanca për Shqiptarët ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve për të garantuar mësimin në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në Idrizovë.

Të lidhura

None found

Sipas ASH-së, në shkollën fillore “Njegosh” këta nxënës mund të ndjekin arsimin në shqip vetëm deri në përfundim të klasës së pestë. Për klasat nga e gjashta deri në të nëntën, ata duhet të udhëtojnë drejt komunave të tjera, pasi në Idrizovë nuk u ofrohet mësim në gjuhën e tyre.

“Është e papranueshme që në vitin 2026 fëmijët shqiptarë të përballen ende me pengesa të tilla. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaron se është mirë që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Nëse ky është vërtet qëndrimi i saj dhe i Qeverisë, atëherë presim që të dëshmohet me vepra”, shprehen nga Aleanca për Shqiptarët.

Partia ngre pyetjen se përse nuk krijohen paralele në shqip në shkollën “Njegosh” edhe për nxënësit e klasave të gjashta deri në të nëntën. Në reagim, ASH thekson se përgjegjësi mban edhe VLEN-i, i cili hyri në Qeveri me premtimin për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ndërsa Ministria e Arsimit ka në postin e zëvendësministrit një shqiptar.

“Për çfarë shërben ky pushtet, nëse nuk mund të sigurohet as e drejta që fëmijët shqiptarë ta përfundojnë arsimin fillor në gjuhën e tyre dhe në vendbanimin e tyre?”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë që të nisin pa vonesë procedurat për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe për klasat nga e gjashta deri në të nëntën në Idrizovë.


ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobet