Prania e një ariu është konstatuar në parkingun e shkollës “Faik Konica”, në fshatin Debresh.
Të lidhura
None found
Lëvizjet e tij janë regjistruar nga kamerat e sigurisë të vendosura në ambientet e shkollës.
Shoqata e fshatit Debresh u ka bërë thirrje banorëve për kujdes të shtuar, veçanërisht prindërve dhe fëmijëve që nisen në mëngjes drejt shkollës.
Po ashtu, qytetarëve u kërkohet të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonën ku janë parë arinjtë./Telegrafi/







