Dogana ndalon bizhuteri ari në Bogorodicë, procedohet penalisht një banor i Tetovës

Në pikën kufitare të Bogorodicës, doganierët sekuestruan stoli ari me vlerë katër milionë denarë, të cilat një banor i Tetovës, pronar i një argjendarie, dyshohet se tentoi t’i fshihte në një jastëk për qafën dhe t’i fuste kontrabandë në vend. Lajmi u bë i ditur nga Doganat e Maqedonisë.

Të lidhura

None found

Për veprën penale të kontrabandës, e dënueshme sipas Kodit Penal, ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal.

Rasti u zbulua gjatë kontrollit të një autobusi që qarkullonte në linjën Stamboll-Gostivar. Pasagjerët u pyetën nëse kishin mallra për të deklaruar, por asnjëri nuk raportoi ndonjë gjë, ndaj autoritetet kryen kontroll më të imtësishëm.

Gjatë kontrollit, në jastëkun e qafës që mbante i dyshuari u gjetën 77 stoli ari, me peshë të përgjithshme 612 gramë.

Provat e mbledhura gjatë procedurës parahetimore nga Departamenti i Hetimit tregojnë se personi i kishte blerë stolitë në një argjendari në Stamboll. Sipas dyshimeve, ai synonte t’i sillte ilegalisht në vend dhe t’i shiste në argjendarinë e tij./Telegrafi/


Shtuar më 20.10.2026 10:22

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş