Elbasani nis përgatitjet për përballjen me Teutën, pritet zyrtarizimi i trajnerit të ri

Skuadra e Elbasanit u rikthye në stërvitje mëngjesin e së martës. Klubi verdheblu publikoi në Story-n e Instagramit pamje nga seanca stërvitore, e cila po zhvillohet nën drejtimin e Hektor Idrizajt, në pritje të emërimit zyrtar të trajnerit të ri.

Elbasani po përgatitet për ndeshjen e javës së 8-të të “Abissnet Superiore”, ku do të përballet me Teutën në stadiumin “Niko Dovana”. Ndërkohë, Ivan Gvozdenovic u takua për herë të fundit me lojtarët dhe stafin, para se të largohej, dy ditë pas dorëheqjes.

Të lidhura

None found

Glen Daja pritet të emërohet në orët në vijim në krye të skuadrës verdheblu. Ndihmësi i Ilir Dajës te Dinamo shihet si kandidati kryesor për këtë detyrë, e cila do të ishte e para për të në këtë rol.


Shtuar më 20.10.2026 12:03