Blegtorët protestojnë para Qeverisë: Kërkojnë vaksinimin e deleve kundër lisë

Protesta e blegtorëve para Qeverisë u zhvillua në një kohë kur përhapja e lisë te delet po shkakton shqetësim të madh. Sipas të dhënave të tyre, deri tani kanë ngordhur nga 7 deri në 10 mijë dele, ndërsa janë eliminuar 40 deri në 50 tufa.

Të lidhura

None found

Rritësit e deleve kërkojnë që vaksinat të sigurohen në kohë dhe që pronarët e prekur nga sëmundja të kompensohen për dëmet. Ata shprehen të alarmuar nga shfaqja e vazhdueshme e vatrave të reja, të cilat shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit në tufa të tjera.

“Deri tani kemi mbi 50 vatra, kemi rreth 40-50 tufa të asgjësuara dhe rreth 40 familje kanë mbetur pa bukë, kanë mbetur në rrugë dhe nuk kanë me çfarë të merren. Këtu pas meje janë edhe një pjesë e atyre që u janë asgjësuar tufat dhe kërkojmë që sa më shpejt t’u paguhet, përkatësisht të dëmshpërblehen këta njerëz”, tha Naser Xhemaili, kryetar i Lidhjes së Rritësve të Deleve.

Blegtorët kundërshtojnë edhe skemën aktuale të dëmshpërblimit. Sipas tyre, pagesa prej 100 denarësh për kilogram nuk i afrohet vlerës së vërtetë të deleve.

Milena Veliçkoviq nga Lidhja e Rritësve të Deleve nga Kumanova deklaroi se deri tani mbrojtja e tufave po mbetet kryesisht në përgjegjësinë e vetë blegtorëve. Ajo kërkoi që shteti të ndërhyjë për të mbrojtur blegtorinë vendase.

Gjithashtu, blegtorët i kërkuan Qeverisë të marrë masa më të forta për ruajtjen e fondit blegtoral në vend, pasi kjo do të krijonte mundësi edhe për rritjen e eksportit të mishit të qengjit.

“Mendoj se prej më shumë se një muaji po negociohet lidhur me vaksinimin. Realisht, nuk kemi dëgjuar asnjë argument kundër vaksinimit, përse të mos i vaksinojmë. I vetmi argument për të mos e zbatuar vaksinimin është se po përpiqen të përballen me sëmundjen dhe për shkak se ndoshta Bashkimi Evropian mund të na vendosë ndalesë për eksportin”, deklaroi Milena Veliçkoviq, lidhja e rritësve të deleve “Modern Ovcar”.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftoi se, së bashku me Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, po e ndjek në vazhdimësi gjendjen epidemiologjike. Autoritetet u kanë bërë thirrje blegtorëve të mos kryejnë vaksinime vetë, pasi një veprim i tillë mund të pengojë monitorimin epidemiologjik dhe të shtojë rrezikun për tufat.

“Ministria dhe AUV-ja i paralajmërojnë blegtorët se sigurimi dhe përdorimi i pavarur i vaksinës, me shpenzime të tyre dhe pa miratim paraprak nga Agjencia, do të sanksionohet në përputhje me dispozitat në fuqi. Në një rast të tillë, pronari nuk do të ketë të drejtë për kompensim për kafshët e sëmura, as për dëmshpërblim për kafshët e asgjësuara për shkak të luftimit dhe çrrënjosjes së sëmundjes. Vaksinimin mund ta kryejnë vetëm shërbimet veterinare të autorizuara, nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të AUV-së”, thanë nga Ministria e Bujqësisë.

Sipas Ministrisë, Republika e Turqisë ka siguruar 500 mijë doza vaksinash në formën e donacionit dhe ato pritet të mbërrijnë gjatë këtyre ditëve. Ndërkohë, Komisionit Evropian i është dërguar kërkesë për vaksina shtesë. Përpara se të përdoren, dozat do t’u nënshtrohen analizave të detyrueshme laboratorike për të verifikuar sigurinë dhe pastërtinë e tyre. Fushata e vaksinimit do të nisë pasi të konfirmohen rezultatet dhe do të zbatohet sipas një plani zyrtar, nën mbikëqyrjen e AUV-së. /tv21


Shtuar 17.08.2026 16:33

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişcasibom girişsahabet giriş