Kryeprokurori i Dibrës, Abaz Muça, ka shkuar në Lurë për të inspektuar nga afër situatën e shkaktuar nga zjarret në Parkun Kombëtar të Lurës.
Flakët kanë vijuar për pesë ditë me radhë, ndërsa dyshohet se disa vatra mund të jenë ndezur qëllimisht. Në zonë janë angazhuar forca të shumta nga të gjitha strukturat shtetërore, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit.
Të lidhura
None found
Në kuadër të hetimit, sipas të dhënave paraprake, pritet shoqërimi i disa personave të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Puna e prokurorisë do të synojë të zbardhë shkaqet dhe të përcaktojë përgjegjësit për zjarret që kanë përfshirë masivin pyjor të Lurës.
