QMK: 26 zjarre u raportuan në 24 orë, vetëm një mbetet nën kontroll pranë deponisë në Kriva Pallankë

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut janë evidentuar 26 zjarre në hapësira të hapura.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave deri në orën 07:30, nuk ka vatra aktive. Një zjarr, i cili ka rënë në dalje të Kriva Pallankës, pranë deponisë, është vënë nën kontroll, ndërsa 25 zjarret e tjera janë shuar.

Raste zjarresh janë regjistruar në zonat e Shkupit, Sarajit, Petrovecit, Prilepit, Strumicës, Strugës, Kërçovës, Koçanit, Kumanovës, Gostivarit, Tetovës, si dhe në komuna të tjera.

QMK bën të ditur se nga zjarret janë përfshirë bimësi e ulët, kashtë, mbeturina, deponi dhe pemë. Në disa raste, flakët kanë prekur edhe automjete.

Situata lidhur me zjarret në ambiente të hapura vijon të monitorohet nga Qendra për Menaxhim me Kriza.


matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomcaltabet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio