Teknologji e re synon të zëvendësojë magnetët në motorët elektrikë

Motorët elektrikë tradicionalë mbështeten te magnetë të fuqishëm permanentë, të prodhuar nga metale të rralla dhe me kosto të lartë.

Vimag Labs, një kompani indiane, po zhvillon një alternativë që nuk përdor magnetë fizikë. Në këtë sistem, softueri drejton me precizion elektronikën e motorit dhe krijon në kohë reale fushën magnetike vetëm në vendin dhe momentin kur ajo nevojitet. Sipas portalit Elektrec, risia nuk lidhet me përdorimin e një materiali të panjohur, por me një teknologji të avancuar kontrolli.

Të lidhura

None found

Manish Seth, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Vimag Labs, thotë se puna për këtë teknologji ka kërkuar mbi 87.600 orë angazhim inxhinierik.

Kompania ka siguruar tashmë një patentë, ndërsa financimi i mbledhur arrin në rreth 4.4 milionë euro. Faza e parë e provave ka nisur në bashkëpunim me prodhues të motoçikletave dhe automjeteve.

Megjithatë, kjo qasje përballet me një pikëpyetje të rëndësishme. Motorët pa magnetë zakonisht kanë konsum dukshëm më të lartë energjie krahasuar me modelet tradicionale. Mbetet ende për t’u vërtetuar nëse teknologjia e Vimag Labs mund të shmangë këtë kufizim.

Prodhuesit e automjeteve prej kohësh po kërkojnë alternativa që do t’i largonin nga përdorimi i metaleve të rralla dhe të kushtueshme. Tesla deklaroi në vitin 2023 se synon t’i heqë këto lëndë të para nga gjenerata e ardhshme e motorëve të saj. Ndërkohë, General Motors (GM) dhe Stellantis po financojnë zhvillimin e magnetëve alternativë të bazuar në nitride.

BMW, nga ana tjetër, ka përdorur prej vitesh motorë që nuk mbështeten te magnetët permanentë. Fusha magnetike në këta motorë krijohet përmes mbështjelljeve elektrike të vendosura brenda tyre.

Kjo zgjidhje ka edhe mangësi, pasi mbështjelljet shtesë prej bakri rrisin peshën e motorit. Gjithashtu, nevojitet një njësi e veçantë kontrolli për të rregulluar kalimin e rrymës.


Shtuar 9.08.2026 17:09

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet Giriş