Arsenali ka nisur të vlerësojë opsionet për merkaton e ardhshme, ndërsa klubi londinez synon të përforcojë ekipin dhe të mbetet pretendent për trofe.
Të lidhura
None found
Një prej çështjeve që po shqyrtohet lidhet me të ardhmen e Viktor Gyokeres, i cili iu bashkua “Gunners” sezonin e kaluar si një nga afrimet më të rëndësishme.
Sulmuesi suedez u transferua nga Sporting Lisbona me pritshmëri të mëdha dhe në sezonin e tij të parë me Arsenalin shënoi 21 gola në 55 paraqitje.
Megjithatë, forma e tij në sezonin aktual ka shkaktuar shqetësim te klubi. Gyokeres ka zbritur në fushë vetëm në katër ndeshje dhe ende nuk ka shënuar asnjë gol.
Arsenali ka gjithashtu në dispozicion Kai Havertzin, ndërsa paraqitjet e sulmuesit suedez duket se nuk kanë qenë të mjaftueshme për të bindur plotësisht trajnerin dhe drejtuesit.
Gjatë verës u përfol edhe mundësia e largimit të tij, në rast se Arsenali do të arrinte marrëveshje për transferimin e Julian Alvarez.
Sipas “Football Insider”, klubi do ta konsideronte shitjen e Gyokeres vetëm nëse do të merrte një ofertë që arrin rreth 75 milionë euro.
Pavarësisht kësaj, një transferim i mundshëm nuk pritet të realizohet gjatë sezonit aktual.
Gyokeres mund të largohet nga “Emirates” në verën e vitit 2027, ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Ndërkohë, Arsenali do të presë zhvillimin e sezonit për të parë nëse sulmuesi suedez do të rikthejë nivelin e paraqitur gjatë kohës së tij te Sporting.




