Ancelotti zbulon momentin që i kushtoi Brazilit Botërorin: Gabova ndaj Norvegjisë

Carlo Ancelotti e ka analizuar eliminimin e skuadrës së tij nga Kupa e Botës dhe ka veçuar si moment përcaktues një vendim të marrë gjatë pushimit për hidratim në përballjen me Norvegjinë.

Të lidhura

None found

Duke folur për ESPN, trajneri i Brazilit shpjegoi se e kishte interpretuar gabimisht situatën në fushë. Ky vlerësim e çoi drejt ndërhyrjeve taktike që, sipas tij, u pasuan nga goli i Erling Haalandit.

“Mendoj se e humbëm Kupën e Botës gjatë pushimit për hidratim ndaj Norvegjisë. Pse? Sepse deri në atë moment, skuadra ishte në kontroll të ndeshjes”, deklaroi Ancelotti.

Tekniku italian theksoi se Norvegjia e mbante gjatë topin në zonën e vet, por kjo nuk nënkuptonte se Brazili e kishte humbur kontrollin e takimit.

“Është e vërtetë gjithashtu se Norvegjia pati shumë posedim në gjysmën e saj të fushës. Ata luajtën në të njëjtën mënyrë dhe ndaj Anglisë. E kontrolluan lojën dhe madje mund ta kishin fituar”, shtoi ai.

Ancelotti pranoi se pikërisht perceptimi i krijuar gjatë atij momenti e shtyu të bënte ndryshime që nuk ishin të nevojshme.

“Aty mund të ketë qenë gabimi im, sepse mendova se skuadra e kishte humbur kontrollin e ndeshjes, kur në fakt nuk ishte kështu”, tha trajneri i Brazilit.

“Bëra disa ndryshime në formacion dhe më pas erdhi problemi me golin e Erling Haalandit”, përfundoi Ancelotti.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet