Haradinaj kërkon hapjen e arkivave ushtarake serbe pas gërmimeve në Kalludër

Ramush Haradinaj, ish-kryetar i Aleancës, ka reaguar për gërmimet që po kryhen në Kalludër të Zubin Potokut, ku ekzistojnë dyshime se mund të ndodhet një varrezë masive me mbetjet mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Të lidhura

None found

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj e ka cilësuar çështjen e të pagjeturve si “plagën më të madhe të shoqërisë sonë”, ndërsa ka bërë thirrje për angazhim të pandërprerë deri në sqarimin e fatit të tyre.

Ai ka deklaruar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur në luftën e fundit përbën një detyrë kombëtare. Sipas Haradinajt, dyshimet për varrezën masive në fshatin Kalludër kërkojnë hetime serioze dhe profesionale, si dhe përpjekje të vazhdueshme për ta detyruar Serbinë të hapë arkivat ushtarake dhe të tregojë se ku ndodhen trupat.

Haradinaj ka theksuar se pa u sqaruar fati i çdo të zhdukuri nuk mund të arrihet paqe e plotë. Ai ka kërkuar që kjo çështje të jetë tema kryesore në çdo tryezë diskutimi, me qëllim që Serbisë t’i rikujtohen krimet e saj dhe që, me vendosmëri, të kërkohet drejtësi për viktimat dhe përgjigje për familjet që presin prej vitesh.


Shtuar 29.07.2026 21:43

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet