Nga kategoria e dytë greke në Superiore, skuadra surprizë e sezonit të kaluar prezanton mbrojtësin 27-vjeçar

Konstantinos Dionellis është përforcimi më i fundit i Vorës në merkaton verore. Klubi ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të majtë grek, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Kavalës.

Futbollisti 27-vjeçar është formuar në akademinë e Apollon dhe ka një përvojë të gjatë në kategoritë e ndryshme të futbollit grek. Gjatë karrierës së tij, ai ka veshur edhe fanellat e Akratitos, Kifisia dhe Panionios.

Të lidhura

None found

Kalimi te Vora shënon aventurën e parë të Dionellis jashtë Greqisë. Në komunikatën zyrtare, klubi ka vlerësuar aftësitë e tij në krahun e majtë të mbrojtjes, duke shprehur bindjen se 27-vjeçari do të japë një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të skuadrës për sezonin e ri.

Përmes këtij transferimi, Vora vazhdon plotësimin e organikës përpara nisjes së edicionit të ardhshëm. Klubi i ka uruar mirëseardhjen mbrojtësit grek, i cili tashmë është zyrtarisht pjesë e ekipit.


Shtuar 29.07.2026 21:34

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet