Ancelotti nis rindërtimin e Brazilit: Synojmë krijimin e një skuadre të re

Carlo Ancelotti ka paralajmëruar nisjen e një cikli të ri te kombëtarja e Brazilit, pas eliminimit zhgënjyes të “Seleçao” në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës 2026.

Të lidhura

None found

Rrugëtimi i brazilianëve në turne u mbyll pas humbjes 2-1 përballë Norvegjisë. Ky rezultat shuajti shpresat e tyre për të ngritur trofeun botëror për herë të parë që prej vitit 2002.

Brazili nuk largohej kaq herët nga një Kupë Bote që nga viti 1990, kur Argjentina e eliminoi po në të njëjtën fazë. Përpara edicionit të vitit 2026, kombëtarja braziliane kishte mbërritur të paktën deri në çerekfinale në tetë Botërorët e fundit.

Norvegjia mbetet e vetmja përfaqësuese ndaj së cilës Brazili nuk ka arritur asnjë fitore. Dy kombëtaret janë përballur pesë herë, me norvegjezët që numërojnë tri fitore dhe dy barazime.

Pas mbylljes së turneut, Neymar bëri publik vendimin për t’u tërhequr nga kombëtarja. Ndërkohë, ende nuk ka qartësi për të ardhmen e lojtarëve me përvojë si Casemiro dhe Marquinhos.

Sipas Ancelottit, vëmendja tashmë do të përqendrohet te formimi i një skuadre të re.

“Do të fillojmë të ndërtojmë një ekip të ri, duke vëzhguar dhe testuar lojtarë të rinj, por pa përjashtuar futbollistët që ishin me ne në Kupën e Botës dhe që ende kanë shumë për t’i dhënë kombëtares”, u shpreh trajneri italian.

Synimi kryesor i radhës për Brazilin është Kupa e Amerikës 2028. Përpara kësaj, gjatë muajit shtator, “Seleçao” do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Australisë.

Ancelotti pritet t’i përdorë këto dy takime për të aktivizuar talentet e rinj dhe për të hedhur hapat e parë të përgatitjeve për Kupën e Botës 2030.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet