Abdixhiku takohet me ambasadorin gjerman, kërkon konstituim sa më të shpejtë të institucioneve

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Të lidhura

None found

Në një postim në Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se biseda me ambasadorin u përqendrua te zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe te nevoja që institucionet e Republikës së Kosovës të konstituohen sa më parë.

Duke dhënë hollësi nga takimi, kreu i LDK-së tha se kishte kënaqësinë ta priste ambasadorin gjerman në Kosovë, z. Rainer Rudol.

Ai nënvizoi sërish qëndrimin e LDK-së se Kosovës i duhen institucione funksionale, stabilitet në skenën politike dhe përgjegjësi shtetërore në shërbim të qytetarëve.

Abdixhiku shprehu gjithashtu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania i ka ofruar Kosovës ndër vite. Partneritetin e afërt mes dy vendeve ai e cilësoi si një shtyllë të rëndësishme për zhvillimin demokratik dhe për rrugëtimin evropian të Republikës së Kosovës.


Shtuar 27.07.2026 15:13

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al