Izet Mexhiti, një prej drejtuesve të koalicionit VLEN, i ka bërë thirrje opozitës shqiptare që të japë votën për dy nisma ligjore të qeverisë: Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, si dhe atë që mundëson dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën amtare.
Të lidhura
None found
Ai theksoi se këto akte janë në dobi të drejtpërdrejtë të interesit kombëtar, ndaj opozita duhet t’i lërë mënjanë mëritë. “Propozimi i VLEN-it ka marrë dritën jeshile në të gjitha instancat, si në ekzekutiv ashtu edhe nga Komisioni i Venecias. Uroj që kolegët e opozitës, të cilët nuk arritën ta zgjidhnin këtë problem për 22 vjet, të tregohen konstruktivë tani dhe, duke kapërcyer zemërimin, të votojnë në emër të interesit shqiptar për të dy ligjet. Ata si forcë opozitare mund të kenë gjithmonë pretendime më të mëdha, por kur t’u vijë radha në pushtet, do të kenë mundësinë t’i përmirësojnë e t’i bëjnë edhe më cilësore. I ftoj hapur që të mos veprojnë me inat, por të udhëhiqen nga interesi i përgjithshëm shqiptar, për të mbyllur çështje që kishin mundësi t’i zgjidhnin gjatë 22 viteve. Pra, i thërras publikisht të na bashkohen dhe t’i miratojmë së bashku”, deklaroi Mexhiti.
