Mëngjesin e kësaj të premteje, një ngjarje e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur në fshatin Vidhisht, në Roskovec. Sipas informacioneve policore, 35-vjeçari Refit Buzi, dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, 58-vjeç, Kosta Plaka, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij të cilën e mori peng, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.
Të lidhura
“Dëgjuam një zhurmë, që bërtisnin brenda”. Ai thoshte: “Hajdeni se do t’ju vras të gjithëve”, Pastaj njoftuam policinë dhe ajo erdhi.
Ai ishte i armatosur. Doli nga mbrapa shtëpisë, nga dritarja. Kishte lënë makinën. Mori edhe vajzën dhe iku. Është arrestuar tri herë dhe më pas ka dalë.
Vajti në Tiranë për armë, e futën brenda dhe e nxorën pas një muaji. Këtu ishte në arrest shtëpie, sepse kërcënonte. I thoshte vajzës: “Ti nuk e bën jetën pa mua. Unë do t’ju vras të gjithëve”, Vrasja ishte e paramenduar. Kur vajta brenda, i gjeta të dy të shtrirë”, u shpreh vëllai i viktimës në Roskovec.


