Edhe pse tashmë është pjesë e Malishevës, ku ka realizuar paraqitje të spikatura në Conference League, Vusal Isgandarli duket se nuk e ka shkëputur plotësisht lidhjen emocionale me Partizanin. Sulmuesi 30-vjeçar nga Azerbajxhani vazhdon të mbajë gjallë kujtimet e së kaluarës te “Demat e Kuq”.
Të lidhura
None found
Një detaj që bie në sy është zgjedhja e tij për imazhin e profilit në Instagram. Ndonëse karriera e tij vijon në Superligën kosovare, Isgandarli nuk e ka zëvendësuar foton që e paraqet me fanellën e klubit kryeqytetas shqiptar, një veprim që tregon se e kaluara te Partizani mbetet e paharruar.
Vlen të rikujtohet se përvoja e Isgandarlit në Superioren shqiptare nuk kufizohet vetëm me Partizanin. Ai ka veshur edhe fanellën e Egnatias, ku në 20 takime ka lënë gjurmë me 6 rrjeta të shënuara dhe 2 pasime vendimtare për gol.
