Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-partneren, RENEA rrethon zonën ku dyshohet se fshihet autori, 35-vjeçari është i armatosur

Forcat RENEA, kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas mori me forcë ish-partneren Rozalinda Plaka, duke u larguar nga vendngjarja bashkë me armë me të cilën kreu krimin e rëndë.

Policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ndërsa forcat speciale RENEA janë angazhuar për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Sipas informacioneve, 35-vjeçari kishte pasur konflikte të mëparshme me familjen e ish-bashkëshortes dhe ndaj tij kishte pasur denoncime për kërcënime.


Shtuar 24.07.2026 10:19

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet