Spanja në luftë me zjarrin gjigant, mbi 30 mijë hektarë të shkrumbuar nga flakët dhe i nxehti rekord

Një prej zjarreve më shkatërruese dhe sfiduese të dekadës së fundit ka përfshirë Spanjën. Më shumë se 600 persona mes zjarrfikësish dhe forcash ushtarake, së bashku me një flotë prej dhjetëra mjetesh ajrore, po luftojnë pa pushim kundër flakëve, teksa një valë e re goditëse e të nxehtit e ndërlikon më tej krizën.

Të lidhura

None found

Prej gjashtë ditësh, ekipet e emergjencës po përballen me një zjarr masiv në rajonin e Guadalajarës, që ndodhet rreth 100 kilometra në veri të kryeqytetit Madrid. Ky konsiderohet tashmë si incidenti më i rëndë i këtij viti në vend.

Në vijën e parë të operacionit për shuarjen e zjarrit janë dislokuar mbi 600 efektivë, përfshirë zjarrfikës dhe trupa ushtarake, si dhe 29 mjete fluturuese si aeroplanë dhe helikopterë. Deri tani, zjarri ka përshkruar rreth 30 mijë hektarë tokë, duke përfshirë pyje dhe kullota. Rreth 1.200 persona janë larguar me detyrim nga banesat e tyre, ndërkohë që 34 fshatra janë zbrazur si masë paraprake për sigurinë e banorëve.

Një shtresë e dendur tymi vijon të mbulojë zonën malore në afërsi të Tamajonit, vend ku është vendosur shtabi kryesor i operacionit të shuarjes. Avionët dhe helikopterët kryejnë fluturime të vazhdueshme për të hedhur ujë mbi vatrat më kritike, ndërkohë që skuadrat në tokë luftojnë për të ndaluar avancimin e flakëve.

Sipas zyrtarëve, kontrolli i zjarrit është tejet i vështirësuar nga terreni i ashpër, pyjet e lëna pas dore, bimësia e thatë dhe erërat e fuqishme. Gjendja bëhet edhe më alarmante për shkak të valës së tretë të të nxehtit që ka kapluar vendin, me parashikime që temperaturat në shumë zona të kapërcejnë pragun e 40 gradë Celsius.


Shtuar 22.07.2026 12:39

matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet giriş