Familjarët e Anjeza Bellanica, e cila ndodhej në autobusin që u përfshi në aksident mëngjesin e ditës së sotme në Kroaci, thonë se nuk dinë se ku ndodhet e reja.
Djali xhaxhait të Anjezës, Burim Bellanica, ka thënë në RTK se nuk kanë ndonjë informacion se ku ndodhet ajo, teksa shton se nuk është as në spital.
“Zyrtarisht nuk kemi asnjë informacion. Vëllau është nisë prej Austrisë edhe ka mbërri aty në spital, kur ka pyetur kanë thanë që nuk kemi pacient me këtë emër. Është nisë edhe daja i saj prej Kosovës, ka mbërri mirëpo nuk po e lajnë me hy brenda. Kemi thirr në spitalin e Zagrebit, mirëpo ajo paciente është prej Gjakovës, nuk është Anjeza.”, ka thënë ai.
Humbi të atin në aksidentin tragjik në Kroaci, prek me fjalët djali i shoferit: Ahh mor babë po pak t’kom përqaf bre
Autobusi me targa kosovare ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë, por u aksidentua në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona, 44 të lënduar dhe 15 prej këtyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.