A do i besojë Mourinho Kumbullës?

Jose Mourinho duket se ka ndërruar mendje për Marash Kumbullën i cili nga “material shkëmbimi” për të përforcuar skuadrën, po kthehet gjithnjë e më shumë në pjesë të grupit të të paprekshmëve nën drejtimin e teknikut portugez.

Kumbulla e nisi fazën përgatitore mes zërave të merkatos, që e shihnin atë larg Romës e një kandidat potencial për t’u larguar nga verdhekuqtë në marrëveshje të ndryshme për të përforcuar reparte të tjera.

Por ndeshje pas ndeshje, ai ka ditur të fitojë vlerësime falë lojës së tij dhe Zhoze Murinjo duket se ka ndryshuar mendje për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare.

Tekniku në ndeshjet e fundit e ka rreshtuar Kumbullën si titullar dhe ashtu ka ndodhur edhe në sfidën e sotme ndaj Debreçenit, duke dhënë sinjale të qarta se ka më shumë besim te futbollisti shqiptar dhe ky i fundit po luan si duhet kartat e tij për të qenë pjesë e formacionit bazë në sezonin e ri nën drejtimin e Murinjos.

Shtuar 25.07.2021 19:25