Siljanovska pret homologen indiane: Bashkëpunimi ekonomik duhet të ngrihet në nivelin e raporteve politike

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, zhvilloi një takim me presidenten e Republikës së Indisë, Drupadi Murmu, e cila po qëndron për një vizitë zyrtare dyditore në vend.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit u shqyrtua gjendja e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, ndërsa vëmendje e posaçme iu kushtua mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit në ekonomi, arsim, shkencë, kulturë, turizëm, kujdes shëndetësor dhe transformim digjital.

Murmu e cilësoi vizitën e saj të parë në Maqedoninë e Veriut si një moment historik, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë për t’i dhënë ritëm të ri partneritetit gjithëpërfshirës ndërmjet dy popujve.

“Biseduam për disa fusha të bashkëpunimit dypalësh, si dhe ndamë qëndrimet tona për tema rajonale dhe globale me interes të përbashkët. Rikonfirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet Maqedonisë dhe Indisë, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe respekt reciprok”, deklaroi presidentja e Indisë, Drupadi Murmu.

Nga ana tjetër, Siljanovska-Davkova vlerësoi se tashmë është momenti që partneriteti ekonomik ndërmjet dy vendeve të ngrihet në të njëjtin nivel me marrëdhëniet e tyre politike.

“Nga të gjitha çështjet që trajtuam sot, njëra mori rëndësi të veçantë. Është koha që bashkëpunimi ynë ekonomik të ketë të njëjtën cilësi si raportet tona politike. Transformimi ekonomik i Indisë përbën ndoshta një nga historitë më mbresëlënëse të suksesit në shekullin e 21-të”, theksoi presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişgrandpashabetgrandpashabetganobet